• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në komunën e Dibrës dhe Qendër Zhupës do të votojnë 81 të sëmurë dhe të pafuqishëm

Në komunën e Dibrës dhe Qendër Zhupës do të votojnë 81 të sëmurë dhe të pafuqishëm

 Dibër, 3 maj 2024 (MIA) - Në komunën Dibër dhe Qendër Zhupë të martën, një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, të drejtën e votës do ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

 Shikuar veçmas, 71 persona janë në Komunën e Dibrës, ndërsa 10 të tjerë në Komunën fqinje, Qendër Zhupë, të cilët, sipas kryetarëve të komisioneve komunale zgjedhore, do të vizitohen menjëherë pas shpërndarjes së materialit zgjedhor.

 "Në afatin e fundit, 30 prill, për votim më 8 maj kemi pranuar 39 kërkesa, të cilat për shkaqe të arsyeshme i kemi shqyrtuar sot dhe të gjitha janë pranuar. Numri i mbetur, gjegjësisht 32, janë persona të cilëve u janë pranuar kërkesat për votim në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 majit", deklaroi për MIA-n Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor  nga Dibra.

 Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë janë të regjistruar 19.334 votues, ndërsa votimi do të bëhet në 27 vendvotime.

 "Deri te Komisionit te ne janë dorëzuar shtatë kërkesa dhe të gjitha janë pranuar. Nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale janë tre persona, që do të thotë se gjithsej 10 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të martën duhet ta realizojnë të drejtën për të votuar në kushte shtëpie", tha Nexhip Iljaz, kryetar i KKZ-së për Qendër Zhupë.   Në këtë komunë në Listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar 7.383 persona, të cilët do të votojnë në 16 vendvotime.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR