• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kinë rritet numri i rasteve të vdekjeve nga Kovid-19

Në Kinë rritet numri i rasteve të vdekjeve nga Kovid-19

Pekin, 6 korrik 2023 (MIA) - Në Kinë në qershor u regjistruan 239 raste të vdekjeve nga Kovid-19, që është rritje e madhe në krahasim me muajt paraprak.

Qendra kineze për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve njoftoi se në maj ka pasur 164 raste të vdekjeve, ndërsa asnjë në mars dhe prill.

Masat e ashpra për parandalimin e përhapjes së virusit u hoqën në dhjetor, gjë që çoi në një rritje të personave të infektuar.

Në janar dhe shkurt të këtij viti nga Kovid-19 kanë vdekur 4.273 persona, pas së cilës numri ra në zero.

Nga Qendra nuk tregojnë nëse pritet vazhdim i trendit të rritjes ose sërish do të rekomandojnë vendosje të masave.

Dy raste të vdekjeve në qershor janë direkt nga Kovid-19, ndërsa të tjerët kanë vdekur nga sëmundje tashmë ekzistuese, gjendja e të cilëve është përkeqësuar me infektimin e virusin korona. sa/

foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR