• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Kinë 14 grupe palestineze nënshkruan Deklaratë për unitet

Në Kinë 14 grupe palestineze nënshkruan Deklaratë për unitet

Pekin, 23 korrik 2024 (MIA) - Katërmbëdhjetë grupe të ndryshme palestineze u pajtuan t'i ndërpresin ndarjet e tyre dhe ta përforcojnë "unitetin palestinez" me nënshkrimin e Deklaratës nga Pekini sot në Kinë, raportuan mediat ruse.

Ministri kinez i Punëve të Jashtme Vang Ji sot e përshëndeti marrëveshjen e 14-të fraksioneve palestineze për formim "qeveri e përkohshme për pajtim kombëtar", që do të udhëheqë me Gazën pas luftës.

Fraksionet palestineze, duke përfshirë Hamasin dhe Fatahun, u takuan në Pekin këtë javë në një përpjekje të ripërtërirë për pajtim.

Siç përfundoi takimi sot, diplomati më i lartë kinez tha se grupet u obliguan në "pajtim".

"Momenti më i theksuar është marrëveshja për formimin e përkohshëm të pajtimit kombëtar rreth udhëheqjes me Gazën e pasluftës", tha Vang pas nënshkrimit të "deklaratës së Pekinit" nga ana e fraksioneve në kryeqytetin kinez.

"Pajtimi ëstë një çështje e brendshme për fraksionet palestineze, por në të njëjtën kohë, kjo nuk mund të arrihet pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare", tha Vang.

Deklarata është nënshkruar gjatë dialogut për pajtim ndërmjet fraksioneve, që u mbajt në Pekin nga data 21 deri më 23 korrik, transmetoi televizioni kinez CCTV.

Ndërmjet nënshkruesve të deklaratës janë edhe liderët e grupeve rivale Fatah dhe Hamas, të cilët 17 vjet luftojnë për pushtet në Gaza dhe Bregun Perëndimor. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR