• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Kenia pas përmbytjeve janë duke u kërkuar të paktën 91 persona

Në Kenia pas përmbytjeve janë duke u kërkuar të paktën 91 persona

Najrobi, 30 prill 2024 (MIA) - Shërbimet e urgjencës në Kenia po kërkojnë sot për të paktën 91 persona të zhdukur nga përmbytjet që goditën vendin, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Të paktën 46 persona e kanë humbur jetën sot në mëngjes në një rëshqitje dheu dhe përmbytje në qytetin Mai Mahiu në Kenian qëndrore, kumtoi ministria. 

Të mbijetuarit në Mai Mahiu thanë se uji ka bartur shtëpi, automobila dhe linja hekurudhore.

Edhe 53 persona rezultojnë si të zhdukur në Mai Mahiu, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa 76 persona rezultojnë si të zhdukur, kumtoi Kryqi i Kuq i Kenias.

Të paktën 169 persona kanë vdekur muajin e kaluar në Kenia si pasojë e shirave të dendur dhe përmbytjeve. Më shumë se 185.000 janë zhvendosur, tregojnë shifrat e qeverisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR