• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në kantonin Sarajevë është shpallur epidemi e fruthit

Në kantonin Sarajevë është shpallur epidemi e fruthit

Sarajevë, 10 shkurt 2024 (MIA) - Në kantonin Sarajevë në Bosnjë e Hercegovinë është shpallur epidemi e sëmundjes ngjitëse fruthit, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Federatës së Bosnjës e Hercegovinës. Në dokument janë përmendur masat të cilat do të ndërmeren për çrrënjosjen e epidemisë. 

Sipas kumtesës, gjatë kohëzgjatjes së epidemisë do të zbatohen masat e parapara me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundje ngjitëse. 

Masat përfshijnë edukim për parandalim nga sëmundjet ngjitëse, zbulim të hershëm të burimit të infeksionit dhe mënyrës së transmetimit, regjistrimit dhe izolimit të të sëmurëve, hospitalizim dhe mjekim, si dhe imunizim të rritur të fëmijëve, transmeton Klix.ba.

Kjo nuk është hera e parë që në Bosnjë e Hercegovinë të shpallet epidemi e fruthit, duke pasur parasysh atë se më parë ishte shpallur në Tuzllë dhe Bjelinë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR