• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kanadë vitin e kaluar është rritur numri i banorëve për më shumë se një milion

Në Kanadë vitin e kaluar është rritur numri i banorëve për më shumë se një milion

Otavë, 23 mars 2023 (MIA) - Numri i banorëve në Kanada u rrit për më shumë se një milion për herë të parë vitin e kaluar, gati plotësisht falë emigrimit ndërkombëtar, njoftoi Qeveria. 

Popullata në vend është rritur nga 38.516.138 në 39.566.248 njerëz, tregojnë të dhënat zyrtare statistikore të Kanadasë.

Rritja prej 2,7 për qind përfaqëson shkallën më të lartë vjetore të rritjes së popullatës në Kanada që nga viti 1957. 

Sipas të dhënave statistikore, rritja e popullatës ishte nxitur pjesërisht nga përpjekjet qeveritare që të pranojë emigrantë në vend që të lehtësohet mungesa e fuqisë punëtore. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR