• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Në Johanesburg filloi Samiti i 15-të i BRIKS-it

Në Johanesburg filloi Samiti i 15-të i BRIKS-it

Johanesburg, 22 gusht 2023 (MIA) - Shefat e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BRIKS-it do të mbajnë takim në Republikën e Afrikës së Jugut në kohën kur Asociacioni i  ekonomive në zhvillim po përpiqet të imponohet si kundërbaraspeshë ndaj dominimit perëndimor në çështjet globale.

Siguria është rritur rreth qytetit ku presidenti jugafrikan Kiril Ramafosa do të jetë nikoqir i homologut të tij kinez Si Xhinping, kryeministrit indian Narendra Modi, shefit të shtetit brazilian Luis Inasio Lula da Silva dhe rreth 50 liderëve të tjerë.

BRIKS - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut përbëjnë një të katërtën e ekonomisë botërore, ndërsa në prag të samitit të tyre treditor në Johanesburg, interesi për t'u bashkuar është rritur midis vendeve të tjera.

Ministri për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe bashkëpunim të RAJ, Naledi Pandor bëri të ditur se një nga temat kryesore të Samitit do të jetë zgjerimi dhe në takim janë ftuar përfaqësues nga më shumë se 60 vende. Diplomati i Afrikës së Jugut, Anil Suklala, sipas mediave perëndimore, tha se më shumë se 40 vende kanë shprehur dëshirën për t'iu bashkuar bllokut ekonomik BRIKS, 22 prej të cilave formalisht, ndërsa pjesa tjetër kanë shfaqur interes joformal.

Irani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Algjeria, Bolivia, Indonezia, Egjipti, Etiopia dhe vende të tjera duan t'i bashkohen BRIKS-it.

Shtetet anëtare aktuale mbulojnë 26.7 për qind të sipërfaqes tokësore të botës, me 3.2 miliardë njerëz (41 për qind e popullsisë globale).

Me seli në Shangai të Kinës, NDB filloi me kapital prej 100 miliardë dollarë dhe që atëherë ka financuar 98 projekte që arrijnë vlerën prej 32.4 miliardë dollarë.

Me përfshirjen e Bangladeshit, Egjiptit, EBA dhe Uruguai në vitin 2021, anëtarësimi i bankës arriti në nëntë vende. Në të ardhmen pritet t'i bashkohen anëtare të rinj si Arabia Saudite dhe Algjeria, thekson Agjencia Anadollu. qa/

Foto: EPA

 

 


......

QËNDRONI TË LIDHUR