• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Izrael sot është ditë proteste, me kërkesë për shpalljen e zgjedhjeve

Në Izrael sot është ditë proteste, me kërkesë për shpalljen e zgjedhjeve

Jerusalem, 7 korrik 2024 (MIA) - Për sot në Izrael janë paralajmëruar protesta, ku grupe të aktivistëve antiqeveritar do të kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve.

Aktivistët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugët kryesore, ndërsa protestat duhet të përfundojnë me demonstrata masive antiqeveritare para selisë së ushtrisë izraelite në Tel Aviv, shkruan “Jerusalem Post”.

Protestat vijnë në ditën kur nëntë muaj më parë kur grupi militant palestinez Hamas sulmoi Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë peng 251, kryesisht civilë.

Në fillim të protestave të sotme, të organizuara nga grupe aktiviste anti-qeveritare në të gjithë Izraelin, aktivistët u mblodhën në kibucin Or Haner, pranë kufirit me Rripin e Gazës, për të lëshuar balona të zeza dhe të verdha për të shënuar nëntë muaj nga sulmi i Hamasit.

Besohet se 116 pengjet janë ende në Rripin e Gazës, por jo të gjithë janë gjallë.

Gazeta izraelite kujton se Hamasi ka liruar deri më tani 105 civilë gjatë armëpushimit njëjavor të arritur në fund të nëntorit të vitit të kaluar dhe me ndërhyrjen e ushtrisë izraelite u shpëtuan shtatë pengje, ndërsa u gjetën trupat e 19 pengjeve, duke përfshirë edhe trupat e tre personave që vdiqën për shkak të një vlerësimi të gabuar të ushtrisë izraelite. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR