• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Itali, nesër është ditë zie kombëtare për shkak të vdekjes së Berluskonit

Në Itali, nesër është ditë zie kombëtare për shkak të vdekjes së Berluskonit

Romë, 13 qershor 2023 (MIA) - Italia po përgatitet t'i thotë lamtumirë ish kryeministrit dhe liderit të partisë së qendrës së djathtë "Forca Italia", manjatit mediatik dhe miliarderit Silvio Berluskoni.

ANSA raporton se qeveria italiane ka shpallur ditën e nesërme ditë zie kombëtare, në ditën kur do të organizohet ceremonia shtetërore mortore në Katedralen e Milanos.

Flamujt italianë dhe evropianë janë valëvitur në gjysmështizë në ndërtesat publike në Itali dhe në ndërtesat diplomatike dhe konsullore jashtë vendit.

Varrimi i Berlusconit do të bëhet në orën 15, ndërsa ceremonia do të drejtohet nga kryepeshkopi i Milanos, Imzot Mario Delpini.

Në sheshin përballë katedrales janë vendosur ekrane të mëdha në mënyrë që publiku të shikojë funeralin. sa/

foto:arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR