• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Itali në vitin 2023 janë regjistruar 16.307 tërmete

Në Itali në vitin 2023 janë regjistruar 16.307 tërmete

Romë, 9 janar 2024 (MIA) - Në vitin 2023 në Itali janë regjistruar 16.307 tërmete, që do të thotë nga një në çdo 30 minuta, publikoi ueb faqja Sky TG 24, duke cituar Institutin kombëtar për gjeofizikë dhe vullkanologji.

Tërmeti më i fuqishëm ishte më 1 maj në afërsi të bregut të Kalabrias, me intensitet 5,2 balllë sipas shkallës së Rihterit.

Rajoni më aktiv sizmik ka qenë Sicilia, me gjithsej 181 ngjarje sizmike me intensitet më të madh se dy ballë, ndërsa Sardinia është rajon me aktivitet më të vogël sizmik. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR