• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Itali janë arrestuar 27 persona, janë sekuestruar 36 kilogramë kokainë

Në Itali janë arrestuar 27 persona, janë sekuestruar 36 kilogramë kokainë

Romë, 10 maj 2023 (MIA) - Policia italiane mëngjesin e sotëm ka arrestuar 27 persona dhe ka sekuestruar 36 kilogramë kokainë të pastër në një aksion në qarqet Kalari, Nuoro dhe Sasari në Sardinia.

Në aksion kanë marrë pjesë më shumë se 200 pjesëtarë të policisë, transmeton agjencia Ansa.

Hetimi ka zgjatur dy vite dhe ka sjellë deri në shkatërrimin e dy grupeve kriminele, të cilët e kanë konrolluar tregtinë me kokainë në krahinën Sardinia.

Në aksion janë sekuestruar 36 kilogranë kokainë e pastër, ndërsa janë gjetur edhe dëshmi për shitje të më shumë se 200 kilogramë nga kjo drogë, me vlerë prej 25 milionë eurove. mb/

Foto: MIA    

 

QËNDRONI TË LIDHUR