• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Iran janë ekzekutuar dy burra pasi kanë djegur Kuran dhe kanë ofenduar profetin Muhamed

Në Iran janë ekzekutuar dy burra pasi kanë djegur Kuran dhe kanë ofenduar profetin Muhamed

Teheran, 8 maj 2023 (MIA0 - Dy burra janë ekzekutuar me varje në Iran pasi kanë djegur një kopje të Kuranit dhe e kanë ofenduar profetin Muhamed, kumtoi sot gjyqësia iraniane.

Sadrolla Fazeli Zar dhe Jusef Merdad janë dënuar për "ofendim të profetit Muhamed dhe blasfemi tjera, duke përfshirë edhe djegie të Kuranit", thuhet në kumtesë, duke shtuar se të dy janë ekzekutuar mbrëmë me varje.

Në mars të vitit 2021, një nga të akuzuarit pranoi se ka hapur profil në telegram që ta "diskreditojë islamin" me publikimin e fyerjeve, thuhet në kumtesë, ndërsa tjetri u akuzua se ka formuar një grup në interenet "që të propagandojë ateizëm".

Sipas të dhënave të disa organizatave joqeveritare, Irani është vendi i dytë me numër më të madh të ekzekutime pas Kinës. Vitin e kaluar në Iran janë ekzekutuar më shumë se 580 njerëz. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR