• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Irak mbahen zgjedhjet lokale, të parat pas 10 viteve

Në Irak mbahen zgjedhjet lokale, të parat pas 10 viteve

Bagdad, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Në Irak votohet në zgjedhjet e para për këshillat vendor në dekadën e fundit, ku aleanca qeverisëse myslimane shiite ka të ngjarë të zgjerojë fuqinë e saj për shkak të bojkotit të klerikut populist Moktada al-Sadr, rival i tij kryesor politik.

Zgjedhjet hapin rrugën për zgjedhjet parlamentare të caktuara për vitin 2025, që do ta  përcaktojë balancën e fuqisë në vendin ku grupet e lidhura me Iranin kanë bërë përfitime politike në vitet e fundit.

Zgjedhjet lokale për herë të fundit janë mbajtur në vitin 2013, në ndërkohë ishin anuluar për shkak të luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik të cilët morën pjesë të mëdha të Irakut, por në fund u mundën. 

Rivalët shiitë në Sadr të cilët bllokuan përpjekjen për të formuar qeveri pasi ai doli fitues në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ka të ngjarë ta marrin kontrollin e shumicës së këshillave lokale, veçanërisht në provincat jugore të cilat janë të populluara kryesisht nga shiitë.

Kjo do të forcojë më tej pozitën e aleancës shiite në pushtet të afërt me Iranin e njohur si Korniza koordinuese duke thelluar fuqinë e saj nëpërmjet qasjes në pasurinë e naftës së shtetit e cila mund të shpenzohet për projekte dhe shërbime lokale.

Aleanca ishte tashmë blloku më i madh i vetëm në parlament pasi anëtarët e partisë së Sadr u tërhoqën nga puna e tij.

Në 15 nga 18 provincat e Irakut mbahen votime për zgjedhjen e 285 anëtarëve të këshillit gjë që përfshin emërimin e guvernatorëve provincialë dhe mbikëqyrje të qeverisë lokale.

Zgjedhjet në rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit në Irak i cili përfshin tre provinca, duhet të mbahen vitin e ardhshëm. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR