• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Indi filloi faza e pestë nga gjithsej shtatë e zgjedhjeve parlamentare

Në Indi filloi faza e pestë nga gjithsej shtatë e zgjedhjeve parlamentare

Nju Delhi, 20 maj (MIA) - Në Indi sot ka filluar faza e pestë e zgjedhjeve parlamentare nga gjithsej shtatë, të cilat po mbahen në kryeqytetin financiar të Mumbait dhe në shtetet e mëdha indiane Utar Pradesh dhe Odisha.

Në fazën e pestë 89.5 milionë votues zgjedhin 49 deputetë.

Zgjedhjet filluan herët këtë mëngjes për t’u lejuar votuesve që të shmangin të nxehtin, sepse Indinë e ka kapluar një valë e nxehtit.

Zgjedhjet për 543 anëtarë të Dhomës së ulët në Parlament po mbahen në shtatë faza deri më 1 qershor në më shumë se një milionë vendvotime në të gjithë vendin. Fletëvotimet do të numërohen me 4 qershor, ndërsa rezultatet do të publikohen në të nj3jtën ditë. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR