• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Indi 38 persona humbën jetë nga goditja e rrufesë

Në Indi 38 persona humbën jetë nga goditja e rrufesë

 Nju Delhi, 11 korrik 2024 (MIA) - Në veri të Indisë, në shtetin Utar Pradesh, nga goditja e rrufesë kanë humbur jetën 38 persona. Numri më i madh i viktimave është vërejtur në pjesën veriperëndimore të vendit, në Pratapgarh, ku humbën jetën 11 persona, ndërsa trupat e tyre u dërguan në autopsi, raporton India Tudej. 

 Shumica e viktimave u goditën nga rrufeja teksa punonin në fermë apo peshkonin.

 Përveç kësaj, dhjetëra banorë të Pratapgarhut pësuan djegie. 

 Rrufeja vrau edhe shtatë persona në Sultanpur, mes të cilëve edhe tre fëmijë. 

 Shirat e dendur do të vazhdojnë në veri të Indisë edhe për pesë ditët e ardhshme, ndërsa vërshimet e ndërprenë jetën normale në Utar Pradesh, njoftoi Departamenti Meteorologjik Indian. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR