Në Herson shpërthyen zjarre pas bombardimit rus, të paktën dy viktima
- Pas bombardimit rus shpërthyen zjarre në Herson, ndërsa ka edhe viktima, bëri të ditur shefi i administratës ushtarake të rajonit Herson, Oleksandër Prokudin, transmetojnë mediat ukrainase.
Kiev, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Pas bombardimit rus shpërthyen zjarre në Herson, ndërsa ka edhe viktima, bëri të ditur shefi i administratës ushtarake të rajonit Herson, Oleksandër Prokudin, transmetojnë mediat ukrainase.
"Qendra e Hersonit sërish është nën zjarr nga artileria ruse. Cak i pushtuesve ishin ndërtesat e banimit. Në disa vende, zjarret shpërthejnë në vendet e goditjes. Për momentin dihen dy viktima. Njëra prej tyre është një grua 92-vjeçare", theksohet në postimin në kanalin Telegram.
Siç u raportua paraprakisht nga mediat ukrainase, sot jehuan disa shpërthime në zonën e Dnjepar të Hersonit për shkak të bombardimeve ruse nga bregu i majtë.
Armata ruse pasdite e bombardoi lagjen Novotijaginka në rajonin Herson, ku është plagosur një civil.
Foto: Arkivi i MIA-s