• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Harkov do të ndërtohet shkolla e parë nëntokësore

Në Harkov do të ndërtohet shkolla e parë nëntokësore

Kiev, 3 tetor 2023 (MIA) - Harkov, qyteti i dytë ukrainas për nga madhësia, do ta ndërtojë shkollën e parë nëntokësore, me qëllim që t'i mbrojë nxënësit nga sulmet e shpeshta ruse me raketa, njoftoi kryetari i atij qyteti, që njëherësh do të jetë edhe objekti i parë i këtij lloji në vend. 

"Një strehë e tillë do t'u mundësojë mijëra fëmijëve në Harkov që ta vazhdojnë arsimin e tyre të sigurt 'ball për ballë' madje edhe gjatë kërcënimeve me raketa", njoftoi kryetari i Harkovit, Ihor Terehov në aplikacionin Telegram.

Shkolla e re do t'i përmbushë "kërkesat më bashkëkohore rregullatore lidhur me strukturat mbrojtëse", thotë Terehov, nga deklaratat e të cilit nuk është e qartë se sa do të jetë e madhe shkolla dhe kur do të hapet. 

Derisa shumë shkolla në rajonet në afërsi të frontit ishin të detyruara të mbajnë mësim përmes Internetit gjatë luftës e deri më tani, Harkovi ka organizuar rreth 60 klasa të veçanta në stacionet e metrosë para fillimit të vitit shkollor, i cili filloi më 1 shtator, duke siguruar hapësirë për mësim për më shumë se një mijë fëmijë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR