• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Haiti zyrtarisht është formuar një Këshill kalimtar presidencial

Në Haiti zyrtarisht është formuar një Këshill kalimtar presidencial

Port-o-Prens, 13 prill 2024 (MIA) – Këshilli kalimtar presidencial i Haitit dje është formuar zyrtarisht, një muaj pas paralajmërimit për dorëheqje të kryeministrit kontestues Ariel Henri.

Këshilli do të përpiqet të rivendosë rendin dhe stabilitetin publik në vendin e goditur nga dhuna ndërmjet bandave kriminele.

Mandati i këshillit kalimtar presidencial skadon më së voni më 7 shkurt 2026.

Këshilli ende nuk është zyrtarisht përgjegjës për drejtimin e vendit, ndërsa Henri do të japë dorëheqje pas emërimit të kryeministrit të ri.

Haiti dhjetë vite po përballet me kriza, të shoqëruar me paqëndrueshmëri kronike politike. Që nga fundi i shkurtit është duke vazhduar kryengritja e armatosur e disa bandave të cilat luftojnë për të rrëzuar qeverinë. ls/ 

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR