Në Haiti për shkak të grupeve kriminele janë zhvendosur mbi një milionë njerëz
- Në Haiti janë zhvendosur më shumë se një milionë njerëz për shkak të dhunës së grupeve kriminele, kumtoi Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) e Kombeve të Bashkuara.
- Post By Sara Ademi
- 13:10, 14 janar, 2025
Port-o-Prens, 14 janar 2025 (MIA) - Në Haiti janë zhvendosur më shumë se një milionë njerëz për shkak të dhunës së grupeve kriminele, kumtoi Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) e Kombeve të Bashkuara.
Sipas IOM, vitin e kaluar dhuna e grupeve është rritur për tre herë.
"Në dhjetor të vitit 2023 regjistruam 315.000 persona të zhvendosur për shkak të dhunës. Një vit më vonë, ai numër u rrit për më shumë se trefish, duke arritur mbi një milionë të zhvendosur për shkak të dhunës së grupeve në Haiti", theksoi zëdhënësi i IOM, Kenedi Omondi. sa/
foto: Arkivi i MIA-s