• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Hagë sot fillon konferenca për krime të luftës në konfliktin në Ukrainë

Në Hagë sot fillon konferenca për krime të luftës në konfliktin në Ukrainë

Hagë, 2 prill 2024 (MIA) - Pas më shumë se dy vite nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës, ministrat evropianë dhe hetuesit ndërkombëtarë sot në Hagë do të diskutojnë për progresin në ndjekjen penale të krimeve të luftës në këtë vend, njoftoi DPA.

Ukraina, aleatët e saj dhe Komisioni evropian dëshirojnë t'i kujdesen që të dyshuarit për krime të luftës të sjellen para drejtsisë.

Do të parashtrohet dhe pyetja se si Rusia mund të ndiqet penalisht për veprën penale agresion. Për këtë qëllim mund të formohet një gjykatë speciale. Në konferencë do të regjistrohen edhe kërkesat e para për dëmshpërblim nga ana e viktimave.

Nikoqir i konferencës është Holanda. Mes pjesëmarrësve do të ketë dhe përfaqësues të Komisionit evropian, Ukrainës dhe aleatëve perëndimorë, si dhe Gjykatës penale ndërkombëtare dhe organit gjyqësor evropian Euroxhast. 

Menjëherë pas fillimit të luftës, disa vende kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në hetimet me Ukrainën dhe autoriteteve ndërkombëtare të drejtësisë.

Krahas autoriteteve gjyqësore ukrainase, hetimi drejtohet nga Gjykata penale ndërkombëtare me seli në Hagë. Prokurori i përgjithshëm, Karim Kan tashmë ka lëshuar katër urdhër arreste ndërkombëtare për rusë lartë të pozicionuar, duke përfshirë dhe presidentin Vlladimir Putin, me akuzë për krime lufte. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR