Në Greqi janë konfirmuar gjithsej 140 raste dhe 17 të vdekur nga virusi Nili Perëndimor
- Gjatë verës, përkatësisht që nga fillimi i sezonit në Greqi janë konfirmuar gjithsej 140 raste me virusin Nili Perëndimor, ndërsa 17 persona të moshës nga 61 deri në 92, sipas të dhënave zyrtare nga Organizata Kombëtare për Shëndet Publik (EODI), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 5 shtator 2024 (MIA) - Gjatë verës, përkatësisht që nga fillimi i sezonit në Greqi janë konfirmuar gjithsej 140 raste me virusin Nili Perëndimor, ndërsa 17 persona të moshës nga 61 deri në 92, sipas të dhënave zyrtare nga Organizata Kombëtare për Shëndet Publik (EODI), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas raportit javor, javën e kaluar janë regjistruar 16 raste të reja, ndërsa dy persona kanë vdekur.
Shtesë, në periudhën e kaluar ka edhe katër raste të importuara, tre nga Shqipëria dhe një nga Austria, përkatësisht infeksion te pacientë të ekspozuar në një vend tjetër, të cilat nuk janë përfshirë në analizat EODI.
Virusi Nili Perëndimor, i cili transmetohet nga mushkonjat, është i pranishëm pothuajse në të gjithë Greqinë, me raste të konfirmuara në veri, verilindje, perëndim dhe pjesë qendrore të vendit, në Epir dhe Ishujt Jon, në Peloponez, si dhe në zonën Atika, rajoni më i gjerë i Athinës.
Virusi ka qenë i pranishëm në vend gjatë periudhës së verës nga viti 2010 deri në vitin 2014, si dhe nga viti 2017 e deri më sot.
Numri më i madh i rasteve të Niliz Perëndimor ishte në vitin 2018, gjithsej 317, dhe po atë verë, numri më i madh i vdekjeve ishte gjithashtu 51.
Vitin e kaluar në Greqi u regjistruan 162 raste dhe 23 persona vdiqën nga Nili Perëndimor.
Rasti i parë i këtij viti i infektuar me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi është regjistruar në fillim të korrikut. ls/