• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Greqi janë arrestuar 119 persona për shkaktim të zjarrit nga pakujdesia dhe 27 për zjarrvënie

Në Greqi janë arrestuar 119 persona për shkaktim të zjarrit nga pakujdesia dhe 27 për zjarrvënie

Athinë, 26 gusht 2023 (MIA) - Gjithsej 119 persona janë arrestuar nga Shërbimi kundër zjarreve në Greqi për shkak të pakujdesisë, ndërsa 27 persona për zjarrvënie të qëllimshme, nga 1 maji deri më sot, tha ministri grek për krizën klimatike dhe mbrojtje civile, Vasilis Kikilias në një mesazh në rrjetin “Iks” (Tuiter), cituar nga ANA-MPA.

“Nga 1 maji deri më sot: Shërbimi i zjarrfikësve arrestoi 119 persona për shkaktim të zjarrit shkaku i pakujdesisë dhe 27 persona për zjarrvënie. Policia greke ka kryer 18 arrestime dhe mori në pyetje edhe tre persona të tjerë. Në tre ditët e fundit janë bërë katër arrestime për shkaktim të zjarrit në Avlonas, Karistos, Pahna dhe Larisa dhe dy të shkaktuara nga pakujdesia në Kalamata dhe Kos”, theksoi ministri.

Më herët sot, agjencia kumtoi se ka arrestuar dy burra që besohet se qëllimisht kanë shkaktuar zjarre pyjore. Ata janë dërguar në Karistos dhe në Larisa.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR