• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në gjysmën e parë të këtij viti investimet e huaja në Shqipëri arritën 749 milionë euro

Në gjysmën e parë të këtij viti investimet e huaja në Shqipëri arritën 749 milionë euro

Tiranë, 8 tetor 2024 (MIA) – Investimet e huaja direkte në Shqipëri, një nga burimet kryesore për financim të ekonomisë dhe hapjen e vendeve të punës, vazhdojnë të rriten në gjashtë muajt e parë të këtij viti. 

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioneve Blendi Gonxhja njoftoi se të dhënat tregojnë rritje të qëndrueshme dhe të rëndësishme. 

“Fluksi i investimeve të huaja ka pësuar rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Për gjysmën e parë të këtij viti investimet e huaja janë 749 milionë euro, që është për 16 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, deklaroi Gonxhja. 

Këto investime, sipas tij, janë realizuar kryesisht në sektorët strategjikë si aktivitetet e pasurive të paluajtshme që përfaqëson 24,1 për qind të fluksit total të investimeve.

Ministri informoi se fluksi i investimeve të huaja në vend është dominuar nga Turqia, e cila ka kontribuar me 19,5 për qind në fluksin total, e ndjekur nga Italia dhe Holanda, të cilat kanë kontribuar me 12,4 për qind dhe 8,1 për qind ndaj totalit dhe më pas nga Franca dhe Austria me 7 dhe 6,6 për qind. 

Investimet e huaja vitin e kaluar arritën 1,5 miliardë euro. fc/

 


 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR