• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Gjermani janë arrestuar dhjetë persona për shkak të kontrabandës të njerëzve nga Kina

Në Gjermani janë arrestuar dhjetë persona për shkak të kontrabandës të njerëzve nga Kina

Berlin, 17 prill 2024 (MIA) - Në bastisjen e sotme të policisë në pjesën perëndimore dhe jugore të Gjermanisë, janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar për lidhje me një grup për kontrabandë të njerëzve nga Kina.

Të arrestuarit dyshohen se i kanë shfrytëzuar rregullat speciale gjermane për migrim që të marrin leje për qëndrim të rreth 350 shtetasve kinezë në këmbim për qindra mijë euro.

Gazeta gjermane Bild publikoi se disa të punësuar në zyret për migrim kanë marrë rryshfet.

Bastisjet janë kryer në krahinat federale gjermane Rajna Veriore - Vestfalia, Shlezing-Holshtajn, Hesen, Rajna-Pfalc, Baden-Virtemberg dhe Bavaria, si dhe në qytetet Berlin dhe Hamburg. Hetimi përqëndrohej në Rajnën Veriore-Vestfalia, ku janë arrestuar dhjetë të dyshuarit, mes të cilëve edhe dy avokatë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR