• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 në BE janë regjistruar pothuaj 1,2 miliardë bujtje

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 në BE janë regjistruar pothuaj 1,2 miliardë bujtje

Bruksel, 19 shtator 2023 (MIA) - Sektori turistik në BE po përjeton rikuperim të fuqishëm nga pasojat e pandemisë nga Kovid-19, ashtu që në gjysmën e parë të vitit 2023 janë regjistruar një miliard e 193 milionë bujtje në kapacitetet turustike, që paraqet numër më të madh në dekadën e kaluar, kumtoi Agjencia evropiane e statistikave - Eurostat.

Kjo është pothuaj 11 milionë më shumë bujtje turistike në krahasim me gjashtë muajt e parë në vitin parapandemik 2019, 718 milionë më shumë se në krahasim me vitin 2020, 786 milionë më shumë në krahasim me vitin 2021 dhe 136 milionë më shumë në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2022. 

Rritje e numrit të bujtjeve turistike në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 në nivel vjetor shënojnë të gjitha anëtaret e BE-së, përveç Hungarisë, ku ka ulje për 0,3 për qind. Rritje më të madhe ka Qiproja për 39,3 për qind, para Maltës prej 30,5 dhe Sllovakisë prej 28,7 për qind.

Rritja e konsiderueshme e tillë para së gjithash ka të bëjë me numrin e rritur të bujtjeve të turistëve prej 22,5 për qind, ndërsa rritja e numrit të turistëve vendorë është 5,8 për qind. Nga numri i përgjithshëm i bujtjeve, 545 milionë ose 46 për qind janë të turistëve të huaj. bsh/

Foto: MIA Arkiv/Eurostat

Фото: МИА Архива/Евростат

QËNDRONI TË LIDHUR