• e enjte, 18 korrik 2024

Në Gent 29 vende evropiane nënshkruan Deklaratë për modernizimin e administratës publike

Në Gent 29 vende evropiane nënshkruan Deklaratë për modernizimin e administratës publike

 Bruksel, 28 shkurt 2024 (MIA) - Përfaqësuesi të 29 vendeve nga Evropa dhe Bashkimi Evropian në qytetin belg të Gentit nënshkruan Deklaratë me të cilën angazhohen për ndërtimin e administratave publike të cilat më mirë do t'i pasqyrojnë shoqëritë e tyre, do të implmentojnë një numër më të madh të politikave të bazuara në të dhëna dhe vendosin një ekuilibër midis të punësuarve  nëpunës shtetërorë dhe personelit të jashtëm të angazhuar, kumtoi Ministria belge e  Administratës Publike.

Me rastin e nënshkrimit të "Deklaratës së Gentit", zëvendëskryeministrja belge dhe ministre e Administratës Publike Petra De Suter, vendi i së cilës është kryesues aktual me BE-në, theksoi se me këtë vendet nënshkruese kanë arritur marrëveshje me të cilat angazhohen për ndërtimin e një administrate publike që duhet të funksionojë në interes të qytetarëve.

"Në thelb të sundimit janë   të drejtat e qytetarëve dhe është përgjegjësia jonë të kujdesemi për çdo individ. Në Evropë kjo është më shumë se gjysmë miliardë njerëz, shtoi De Suter", e cila ishte nikoqire e  ceremonisë së nënshkrimit të Deklaratës.

"Deklaratën e Gentit" e nënshkruan ministrat përgjegjës për administratën publike ose përfaqësues të tyre nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Greqia, Estonia, Irlanda, Italia, Qiproja, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Finlanda, Franca, Holanda, Kroacia, Mali i Zi, Republika Çeke, Suedia dhe Spanja, si dhe komisarët evropianë për administratë dhe buxhetin Johanes Han dhe për kohezionin dhe reformën Elisa Fereira", në emër të BE-së.

"Qëllimi ynë është të ndihmojmë në formulimin e politikave të bazuara në të dhëna të besueshme. Duke përfshirë vazhdimisht hulumtues dhe ekspertë, mund të zhvilloni politika më të mira. Njohja unanime e këtij parimi nga të gjitha qeveritë evropiane paraqet një   kthesë të rëndësishme", tha De Sater, duke kujtuar se  në administratat publike qendrore të vendeve nënshkruese të Deklaratës janë të punësuar rreth nëntë milionë nëpunës shtetërorë.  

Në dokument u shpreh gjithashtu dhe vullneti i vendeve nënshkruese për të ndërtuar administrata të cilat më mirë do t'i  pasqyrojnë  diversitetetet e shoqërive të tyre.

 "Në administratën Publike duhet të pasqyrohet shoqëria. Mirëpo, aktualisht, politikat kadrovike nuk ndiqen gjithmonë këto dallime në vende. Pikërisht këtë e ndryshojmë. Kjo e shënon hapin e parë drejt përmirësimit", shtoi De Sater. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR