• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Francë sulmohet kandidati për deputet nga partia "Asambleja kombëtare"

Në Francë sulmohet kandidati për deputet nga partia

Paris, 21 qershor 2024 (MIA) - Dhjetë ditë para rrethit të parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, që do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik, kandidati për deputet i partisë së djathtë të "Asamblesë Kombëtare", Erve Brej (68), u sulmua dje teksa shpërndante fletushka në një treg në departamentin lindor të Lloara, raportojnë mediat franceze.

Katër burra të maskuar të veshur me të zeza kërcënuan Brejin dhe aktivistët e tjerë të partisë dhe filluan t'i shtyjnë.

Kandidati për deputet i asaj partie i cili kishte pejsmejeker pësoi goditje në tru nga stresi dhe u dërgua në spital, raportojnë mediat lokale. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR