• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Francë paralajmëruan stimuj të rinj për investime ekologjike

Në Francë paralajmëruan stimuj të rinj për investime ekologjike

Paris, 11 maj 2023 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot paralajmëroi se qeveria do të ofrojë lehtësira tatimore për investimet në mjedisin jetësor dhe shtoi se stimujt financiarë për blerjen e makinave elektrike do të kushtëzohen me faktin se automjetetduhet të prodhohen në Evropë.

Lehtësimet tatimore, të cilat do të përfshihen në buxhetin e vitit të ardhshëm, pritet të gjenerojnë të ardhura prej 20 miliardë eurosh deri në vitin 2030 dhe të çojnë në hapjen e dhjetëra mijëra vendeve të reja të punës.

Blerësit e automjeteve elektrike në Francë mund të llogarisin në ndihmën shtetërore prej 5,000 euro, ndërsa ligji i ri do ta kushtëzojë atë ndihmë me atë që prodhuesit e automjeteve duhet të përmbushin standarde strikte kur bëhet fjalë për emetimet e ulëta të karbonit.

Qeveria e Makron dëshiron të fillojë investimet në teknologjitë e gjelbra, në mënyrë që Franca të mund të konkurrojë me kompanitë amerikane të mbështetura nga fatura e deflacionit prej 430 miliardë dollarësh e Bajdenit, e cila përfshin subvencione të mëdha tatimore për të ulur emetimet e karbonit dhe për të nxitur prodhimin vendas.

Makron paralajmëroi se të martën e ardhshme do të paraqitet propozim-ligj për industrinë e gjelbër.

“Ky kuadër financiar duhet të na ndihmojë të konkurrojmë me ligjin amerikan për të ulur inflacionin”, tha presidenti francez.

Ai shtoi se Franca do të mbështesë industrinë e automjeteve elektrike në Evropë dhe nuk do të përdorë paratë e taksapaguesve për të nxitur industritë jo-evropiane. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR