• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Francë nesër grevë e kontrollit të fluturimeve

Në Francë nesër grevë e kontrollit të fluturimeve

Paris, 24 prill 2024 (MIA) - Greva e kontrollorëve të fluturimit ajror e planifikuar për nesër pritet të sjellë anulimin e fluturimeve nëpër Francë, ndërsa sindikatat e kontrollorëve të trafikut ajror më herët janë betuar se nuk do të ketë grevë këtë vit për shkak të Olimpiadës.

Kryetari i organizatës kryesore që i bashkon kompanitë e transportit ajror, Paskal de Izagire, deklaroi sot se gjatë pushimeve pranverore të studentëve në një pjesë të Francës priten një numër i madh i anulimeve të fluturimeve.

Gjithsej 75 për qind e fluturimeve do të anulohen në aeroportin Orli në Paris dhe 65 për qind në aeroportin Roasi Sharl de Gol. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR