• e diel, 10 nëntor 2024

Në Francë koalicioni i majtë më së shumti mandate, Tubimi Kombëtar në vendin e tretë

Në Francë koalicioni i majtë më së shumti mandate, Tubimi Kombëtar në vendin e tretë

Paris, 8 korrik 2024 (MIA) - Sipas rezultateve preliminare nga rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Francë, të cilat herët në mëngjes i publikoi Ministria franceze e Punëve të Brendshme, koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) fitoi 182 vende në kuvendin kombëtar, njoftoi Mond.

Aleanca politike e presidentit aktual francez, blloku i qendrës Bashkë, fitoi, sipas atyre të dhënave, 168 vende të deputetëve, ndërsa në vendin e tretë është partia e ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar i Marin Le Pen me 143 vende të deputetëve. 

Partia liberale - konservatore Republikanët fituan 45 vende të deputetëve, koalicioni i djathtë 15, blloku i majtë 13, ndërsa regjionalistët katër vende të deputetëve. fc/

Fotografia: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR