• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Francë filloi shënimi i Ditës D

Në Francë filloi shënimi i Ditës D

Paris, 5 qershor 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot e hapi ngjarjen treditore me rastin e 80-të vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi më 6 qershor të vitit 1944. Në përkujtimore do të marrin pjesë burrështetas perëndimorë, ndërsa qëllimi është të tregohet unitet kundër luftës në Ukrainë.

Kreu i shtetit francez sot kryesoi me ceremoninë e parë në Plimelek, në Bretanjë, në kujtim të anëtarëve francezë të rezistencës nga Bretanja dhe parashutistëve të parë të Francës së lirë në kuadër të forcave speciale britanike. SAS, natë ndërmjet 5 dhe 6 qershoorit e filloi operacionin "Overllord", qëllimi i së cilit ishte përfundimi i Luftës së dytë botërore.

Bajden, i cili sot në mëngjes mbërriti në Paris, do t'i bashkohet ceremonive nesër në Normandi në pjesën veriperëndimore të vendit për 80-të vjetorin e Ditës D, ku do të jenë edhe mbreti britanik Çarlls i Tretë, kancelari gjerman Olaf Sholc, presidenti italian Serxho Matarella dhe Zelenski.

Në orët e pasdites, Makron duhet të shkojë në Sen Lo në Normandi për të mbajtur fjalim për viktimat civile të bombardimeve të aleatëve. Ai qytet u shkatërrua 90 për qind natës ndrmjet 5 dhe 7 qershorit. Në total, pati mes 50.000 dhe 70.000 viktima civile në bombardimin e aleatëve, nga të cilët 10.000 ishin vetëm në Normandi.

"Është parashikuar Bajdeni të flasë në ceremonitë zyrtare në plazhin Juta dhe plazhin Omah, ku '73,000 amerikanë të guximshëm' zbarkuan për të 'hapur rrugën për çlirimin e Francës dhe Evropës'", kumtoi më herët Shtëpia e Bardhë.

Në margjinat e atij programi, ai duhet të flasë me presidentin ukrainas Zelenski për të parë "si Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të thellojnë mbështetjen e tyre", shtohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë. Bajden dhe Zelenski do të takohen gjithashtu në margjinat e samitit të G7 që do të mbahet në Itali nga 13 deri më 15 qershor.

Që nga e hëna, rreth 50 veteranë amerikanë, disa prej të cilëve morën pjesë në operacionet më 6 qershor 1944, mbërritën në Normandi.

Dje Makron në rrjetin social "X" shkroi “heronjë të mirëpritur në Francë”.

Rusia, një ish-aleate e SHBA-së dhe Britanisë kundër Gjermanisë naziste, ishte e ftuar në ceremoni dhjetë vjet më parë, por këtë herë u përjashtua zyrtarisht për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Presidenca franceze nuk e fsheh se dëshiron të tregojë unitetin e Perëndimit në një kohë kur një konflikt i ri i madh po prek sërish Evropën.

Më 7 qershor, Bajden duhet të mbajë fjalim në Poen-du-Ok në Normandi për "rëndësinë e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë", thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Të shtunën, Bajden do të jetë në vizitën e tij të parë zyrtare në Francë, kur Makron do t'i bëjë një pritje zyrtare në Pallatin Elize dhe kur të dy burrështetasit do të kenë bisedime dypalëshe.

Zbarkimi i Normandisë, i koduar "Operacioni Overllord", ishte pushtimi më i madh detar në historinë e luftës. Forca zbarkuese aleate përbëhej nga 73.000 amerikanë, më shumë se 60.000 britanikë dhe mbi 20,000 ushtar kanadezë, të mbështetur nga komando franceze.

Zbarkimi përgjatë vijës bregdetare prej 80 kilometrash filloi me parashutizëm prej 23.000 njerëzve,  një sulm i madh artilerie nga ajri dhe deti, i ndjekur më 6 qershor 1944 nga një ulje amfibe e suksesshme në Urën e rëndësishme strategjike Pegaz, pranë Kanës, një qytet në Francën veriperëndimore.  ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR