Në Francë dhjetë burra me ndihmën e babait kanë përdhunuar një djalë pesëvjeçar
- Dhjetë burra janë akuzuar në Francë për përdhunimin e një djali pesëvjeçar. Fëmija u përdhunua me ndihmën e babait të tij, i cili gjithashtu mori pjesë në dhunë, njoftoi Prokuroria e Lil.
- Post By Melahat Baftija
- 16:49, 3 shkurt, 2026
Paris, 3 shkurt 2026 (MIA) - Dhjetë burra janë akuzuar në Francë për përdhunimin e një djali pesëvjeçar. Fëmija u përdhunua me ndihmën e babait të tij, i cili gjithashtu mori pjesë në dhunë, njoftoi Prokuroria e Lil.
Të pandehurit janë të moshës midis 29 dhe 50 vjeç. Hetimi kundër tyre filloi më 15 shkurt të vitit 2025 dhe krimi kundër fëmijës u krye midis nëntorit të vitit 2024 dhe shkurtit të vitit 2025. Ata përdorën drogë për të rritur kënaqësinë seksuale dhe në të njëjtën kohë e droguan edhe fëmijën.
Dënimi maksimal që mund t'u shqiptohet përdhunuesve në këtë rast është burgim i përjetshëm. Njëri nga përdhunuesit kreu vetëvrasje verën e kaluar ndërsa ishte në paraburgim.
Babai i fëmijës akuzohet për incest dhe bashkëpunim në përdhunim. mb/
Foto: MIA