• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Francë është dënuar një ish mjek me 24 vjet burg për përzierje në gjenocidin në Ruandë

Në Francë është dënuar një ish mjek me 24 vjet burg për përzierje në gjenocidin në Ruandë

Paris, 20 dhjetor 2023 (MIA)- Një ish mjek Sosten Munjemana i përzier në gjenocidin në Ruandë është dënuar në Francë me 24 vjet burg, njoftuan mediat lokale.

"Gjykimi i Sosten Munjemanës (68) i cili filloi më 14 nëntor përfundoi të martën që rezultoi me atë që Gjykata penale e Parisit e dënoi për gjenocid, krim kundër njerëzimit dhe konspiracion për kryerje të krimit", njoftuan mediat franceze.

Gjatë kohës së procedurës së gjykimit, Munjemana i mohoi akuzat se përdori një zyrë në Ruandën jugore për të mbajtur një grup etnikë Tutsë të cilët më vonë u dërguan në lokacione të tjera dhe u ekzekutuan.

Munjemana thotë se ka pasur për qëllim t'i shpëtojë Tutsët dhe t’i mbajë në zyra si dhe shtoi se nuk e ka ditur se Tutsët do të vriten në lokacionet ku janë dërguar dhe ka pranuar se mund të ishte mashtruar.

Gjenocidi në Ruandë ka ndodhur në vitin 1994, kur ekstremistët Huthë vranë një pjesëtar të grupit me pakicë etnike Tutsë. Vlerësohet se rreth 800 mijë Tutsë dhe Huthë janë vrarë gjatë kohës së gjakderdhjes 100-ditore. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR