• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Durrës sekuestrohen 11 kilogramë kokainë në një kontejner me banane

Në Durrës sekuestrohen 11 kilogramë kokainë në një kontejner me banane
Durrës, 13 korrik 2021 (MIA) – Në portin e Durrësit, në një kontejner me banane janë zbuluar dhe sekuestruar së paku 11 kilogramë kokainë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Tirana. Kontejneri i quajtur “Maersk” i ngarkuar me banane është ngarkuar në Ekuador ndërsa në mesin e tyre janë fshehur 14 pako me drogë. Porosia ka ardhur para dy ditësh, ndërsa policia ka intervenuar sot kur nga kompania kanë ardhur ta marrin. Bananet kanë qenë porosi e kompanisë „Alba Exotic Fruit“ në pronësi të Eduart Dautit. Janë arrestuar dy persona, Barjon Gumeni, administrator i firmës dhe vëllai i pronarit Jurgen Osmani, i punësuar në kompaninë e njëjtë. “Kjo është hera e dytë këtë kompani ta përdorin kontrabanduesit me kokainë nga Ekuadori në Shqipëri. Në vitin 2017, në potin grek Pireu, në një kontejner të kësaj kompanie janë zbuluar sasi prej 137 kilogramë kokainë. Në këtë rast janë arrestuar dy persona, ndërsa njëri është akoma në kërkim. Involvimi i pronarit të kompanisë nuk është përcaktuar”, transmeton Ora njuz. Dauti nga Franca, ku ndodhet me familjen, ka deklaruar për televizionin se nuk ka pasur njohuri se në kontejnerin me banane ka pasur një sasi të tillë droge. “Për momentin jam në Francë dhe nuk di gjë për atë që ka ndodhur. Do të vij nesër në Shqipëri dhe besoj se do ta sqaroj pozitën time dhe të kompanisë. Kontejneri në portin e Durrësit ka ardhur nga porti i Pireut në Greqi. Kompania ime ka blerë banane nga një kompani në Ekuador. Nuk jam përgjegjës për atë që është vendosur në kontejner rrugës. Kontrabanduesit shqiptarë e përdorin mallin tim për transportimin e drogës së tyre”, ka deklaruar ai. Në Durrës më 1 prill janë zbuluar 49 kilogramë kokainë ndërsa më 10 prill, 140 kilogramë, të fshehura në kontejnerë me banane të ngarkuara në Ekuador. vt/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR