• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Durrës arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar nga Interpoli

Në Durrës arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar nga Interpoli

Tiranë, 10 tetor 2023 (MIA) - Në portin e Durrësit është arrestuar një shtetas maqedonas 45-vjeçar pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportë të një shtetasi serb.

"Pas kontrolleve të detajuara të kryera nga policia, në bashkëpunim me Interpolin e Tiranës u konstatua se personi Xhengiz Sejdi alias Xhengiz Iseini është në kërkim nga organet e RMV-së, pasi Prokuroria ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “vrasje”, thuhet në kumtesën e policisë.

Shtohet se Interpoli i Tiranës në bashkëpunim me kolegët maqedonas, vijojnë procedurat për ekstradimin e personit të arrestuar.

Policia paralajmëron se krahas përpjekjeve të përditshme për t'u ofruar shërbim cilësor shtetasve që hyjnë dhe dalin nga vendi, shërbimet e policisë kufitare në portin e Durrësit kanë “përforcuar kontrollet, për të parandaluar qytetarët të cilëve u është sinjalizuar se janë në kërkim dhe tentojnë të hyjnë ose dalin përtej kësaj pike kufitare”. si/

Foto: Policia e Shqipërisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR