• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Dubrovnik masa të forta sigurie për shkak të mbërritjes së Zelenskit

Në Dubrovnik masa të forta sigurie për shkak të mbërritjes së Zelenskit

Dubrovnik, 9 tetor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot për herë të parë do të mbërrijë në Kroaci për të marrë pjesë në samitin Ukraina-Evropa Juglindore në Dubrovnik, të cilin e organizon së bashku me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Ky është samiti i tretë në këtë format - i pari u mbajt në gusht të vitit 2022 në Athinë, i dyti në shkurt të vitit 2024 në Tiranë - ndërsa qëllimi kryesor i mbledhjes në Dubrovnik është të shprehet solidaritet dhe mbështetje e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën, e cila po përballet me agresionin rus.

Pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë nga vendet e rajonit në samitin e tretë me radhë Ukraina-Evropa Juglindore është më i madh deri tani.

Presidenti kroat Zoran Milanoviq nuk ishte ftuar në samit.

Janë ftuar presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe pesë kryeministrat: të Greqisë, Kirijakos Micotakis, Bullgarisë Dimitar Glavçev, Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, Shqipërisë Edi Rama dhe Borjana Krishto, kryetare e Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës. 

Turqia, Serbia, Rumania dhe Moldavia do të prezantohet në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme.

Serbia në prag të Samitit joformal publikoi se në Dubrovnik do të vjen edhe presidenti Aleksandar Vuçiq, edhe pse paraprakisht ishte paralajmëruar se ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq do të jetë si përfaqësues më i lartë i vendit.

Bëhet e ditur se pjesëmarrësit do ta shfrytëzojnë samitin për shumë takime dypalëshe, ndërsa në takimin në Dubrovnik do të marrin pjesë edhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Dubravka Shuica dhe sekretari i përgjithshëm i OECD-së, Matijas Korman.

"Nga masat e sigurisë në rrugën e lëvizjes deri te kontrolli i ushqimeve dhe pijeve, te anti-shpërthimi; pastaj sigurimi transit, kontrolli kufitar, kontrolli i të huajve, kontrolli i personave vendas. Pra, në fakt të gjitha masat që mund të mendojmë, veçanërisht në kohën e sotme ku dronët dhe anti-dronët janë aktual; snajperë, kundër-snajperë, marina, aviacioni, deklaroi për HTV eksperti për siguri, Bono Marjanoviq, duke shtuar se për mbajtjen e këtij samiti mund të angazhohen mbi një mijë njerëz. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR