• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Dubai sot fillon Samiti Klimatik KOP28

Në Dubai sot fillon Samiti Klimatik KOP28

Dubai, 30 nëntor 2023 (MIA) - Delegatë nga pothuajse 200 vende sot do të grumbullohen në Dubai, në hapjen e samitit të Konferencës të palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike e njohur si KOP28.

Ulja e emetimeve të dëmshme në atmosferë, heqja graduale e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, sigurimi i mjeteve nga të pasurit për vendet e varfëra për atë që të kompensohet dëmi nga ndryshimet klimatike do të jenë në mesin e temave kryesore për të cilat do të bisedohet. 

Konferenca vjetore, e cila do të zgjasë deri më 12 dhjetor, ndodh derisa bota është në rrugë që të vendosë rekord të ri për temperaturat më të larta të regjistruara në vitin 2023.

Në vitin 2015 në Paris, në Konventën Kornizë të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike 198 vende u angazhuan që ta kufizojnë, nëse është e mundshme, rritjen e temperaturave globale në 1,5 gradë Celsius në krahasim me epokën paraindustriale. Megjithatë, detyrimet e tanishme e vendosin botën për 2,8 gradë Celsius klimë më të ngrohtë deri në vitin 2100. 

Në mesin e vendimeve kyçe që duhet të miratohen në Dubai do të jetë nëse për herë të parë të jepet leje për shfuqizim gradual të konsumit global të lëndëve djegëse fosile dhe të zëvendësohen me burime të energjisë siç janë energjia diellore, era dhe të tjera, duke pasur parasysh se gazrat me efekt të kopshtit serë të cilat lirohen nga djegia e lëndëve djegëse fosile janë shkak kryesor për ndryshimet klimatike. 

Ngjarja e këtij viti pritet të tërheqë rekord 70.000 njerëz, duke përshirë më shumë përfaqësues afarist se në cilindo samit të KB-së për klimën deri më tani. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR