• e premte, 19 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

19 korrik 2024 (MIA)

1814. - Lindi Samuel Kolt, shpikësi amerikan i revolverit që mban edhe emrin e tij.

1834. - Lindi Edgar Degas, piktor, skulptor dhe impresionist i famshëm francez, i njohur për portretet e jetës dhe të figurave të skenës së teatrit.

1870. – Filloi lufta francezo-prusiane. Francezët u mposhtën për disa muaj, ndërsa lufta përfundoi me marrëveshjen paqësore të lidhur në Frankfurt, në maj të viti 1871.

1900. - Hapet metroja e Parisit.

1918. – Ushtritë gjermane tërhiqen nga territoret përgjatë lumit Marne në Francë, në luftimet e Luftës së Parë Botërore.

1928. – Mbreti Fuad i Egjiptit merr me forcë pushtetin, duke urdhëruar shpërndarjen e Parlamentit egjiptian.

1940. – Adolf Hitleri urdhëron dorëzimin e Britanisë së Madhe. Në të njëjtën ditë arrestohen 231 personalitete të njohura holandeze në kampin e Buchenvald.

1950. – Fillon një ofensivë e madhe ushtarake francezo-vietnameze kundër liderit Viet Minh.

1969. – Misioni shkencor, “Apollo 11” arrin në Hënë.

1992. - Në një shpërthim të një auto-bombe në Palermo është vrarë Paolo Borselino, gjykatës italian udhëheqës në luftën kundër mafias.

1993. - Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 175-të e UNESKO-s.

1996. – Hapen Lojërat e njëzetegjashta Olimpike të Atlanta të SHBA-së.

2010. - Vdiq Dejvid Voren, shpikës australian i "kutisë së zezë". Ka filluar të punojë në këtë aparat në vitin 1953 pas pjesëmarrjesë në hetimin për fatkeqësinë e një aeroplani.

QËNDRONI TË LIDHUR