• e premte, 19 korrik 2024

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me shi dhe bubullima

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me shi dhe bubullima

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, vende-vende në formë të motit të lig me reshje intensive të rrëmbyeshme, erë të fuqishme dhe dukuri të breshrit.

Siç kumtojnë nga DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prek 14 deri 23, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 34 deri 40 gradë dhe do të aktivizohet niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta. UV indeksi do të jetë nëntë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të fushëgropës moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për dukuri të motit të lig të shkurtët me breshër. Temperatura minimale do të zbresë deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 40 gradë.

Prej nesër deri nga mesi i javës së ardhshme në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në disa vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Lokalisht do të ketë mot të lig me reshje intensive të shiut të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe dukuri të breshrit. Temperatura ditore do të jetë në rënie graduale. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR