• e martë, 14 janar 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

13 janar 2025 (MIA) 

1559. – Elizabeta e Parë u kurorëzua mbretëreshë angleze. 

1842. – Një forcë britanike prej 9000 trupash, masakrohet në Kiber Pas të Afganistanit, gjatë një tërheqjeje nga Kabuli. 

1847. – Vendoset obligimi i detyruar ushtarak në Rusi. 

1893. – Themelorejt Partia Laburiste britanike, kryetari i së cilës u bë udhëheqësi skocez Xhejms Kir Hardi.

1898. – Autori francez, Emil Zola’, publikon letrën e tij me titull “Zhakyz” (Akuzoj). Në këtë letër ai akuzonte qeverinë franceze për fshehjen e çështjes së Alfred Drajfus. 

1907. – U formua në Boston shoqëria “Besa-Besë” , e cila ishte organizatë patriotike e shqiptarëve mërgimtarë në SHBA, me kryetar Fan Stilian Noli, me degë në qytetet e SHBA-së. Ajo punoi për bashkimin e shqiptarëve në luftën për liri e pavarësi. Nëpërmjet organit të saj, gazetës “Dielli”, shoqëria dënoi politikën antishqiptare të xhonturqve, përkrahu kryengritjen e viteve 1909-1912 , mbrojti interesat kombëtare në arenën ndërkombëtare. 

1910. – Teatri njujorkez i operas “Metropolitan” merr pjesë në transmetimin e parë direkt me radio. Në këtë transmetim u paraqitën opera e Ruxhero Leonkavalos “Paliaçi” dhe ajo e Pietro Maskanjit “Kavaleria Rustikana”. 

1915. – Italinë Qendrore e përfshiu një tërmet katastrofik ku e humbën jetën rreth 30.000 njerëz. 

1917. – Në Britani të Madhe hyrë në fuqi ligji i ri zgjedhor sipas të cilit gratë u barazuan në të drejtat politike me burrat. 

1945. – Trupat sovjetike e filluan ofensivën e madhe në Shjezia gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

1963. – Silvanus Olimpio, president i Republikës se Togos, vritet gjatë një grushti shteti të kryer nga Nikolas Grunitzky. Në të njëjtën ditë të vitit 1967 ai rrëzohet nga Etien Ejedema. 

1982. – 77 persona gjetën vdekjen gjatë përplasjes së një avioni mbi lumin Patomak të UashingtonDC në SHBA. 

1993. – Ish-udhëheqësi i Gjermanisë Lindore, Erih Honeker, në kohën e të cilit u ndërtua Muri i Berlinit, la burgun e Berlinit dhe ‘fluturoi’ në drejtim të Kilit, pas lirimit nga një gjykatë gjermane për arsye shëndetësore. 

2000. – Bill Gejts, bashkë-themeluesi i Mikrosoftit, dorëzon detyrën e tij si shef ekzekutiv dhe emëron Stiv Balmer, numrin dy, për ta zëvëndësuar. 

2001. – Me vendim të Autoritetit Palestinez, një skuadër pushkatimi ekzekutoi dy palestinezë pas shpalljes fajtorë për bashkëpunim me Izraelin. Ata u ekzekutuan para mijëra njerëzve që thërrisnin “Zoti është i madh.” 

2001. – Një tërmet godet El Salvador dhe shkakton vdekjen e së paku 725 njerëzve. 

QËNDRONI TË LIDHUR