Në Kodrën e Diellit 64 centimetra borë, në Mavrovë 57, ndërsa në Krushevë 36 centimetra
- Më së shumti borë në 24 orët e fundit ka rënë në Kodrën e Diellit 64 centimetra, në Hanet e Mavrovës shtresa e dëborës është 57, në Krushevë 36, Dibër 34, Shtip 32, Demir Kapi 31, Tetovë 30, Berovë 27, Prilep 20, Ohër 17, Strumicë 15, ndërsa në Shkup 11 centimetra, informon DPHM.
- Post By Sara Ademi
- 09:03, 13 janar, 2025
Shkup, 13 janar 2025 (MIA) - Më së shumti borë në 24 orët e fundit ka rënë në Kodrën e Diellit 64 centimetra, në Hanet e Mavrovës shtresa e dëborës është 57, në Krushevë 36, Dibër 34, Shtip 32, Demir Kapi 31, Tetovë 30, Berovë 27, Prilep 20, Ohër 17, Strumicë 15, ndërsa në Shkup 11 centimetra, informon DPHM.
Në Kodrën e Diellit në mëngjes është edhe më ftohtë 10 gradë nën zero, -8 janë matur në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -5 në Berovë, -4 në Kriva Pallankë, Manastir, Prilep, Ohër dhe Pretor, -3 në Tetovë, Dibër dhe Vinicë, -2 në Shkup, Kumanovë dhe Shtip, -1 në Veles, Kavadar, Strumicë dhe Demir Kapi, ndërsa 0 në Gjevgjeli.
Në mëngjes borë bie në Kodrën e Diellit, Tetovë, Shtip, Berovë, Kumanovë dhe Dibër.
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës me intensitet të dobët deri në mesatar. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -3 deri në 3 gradë.
Në Shkup mot kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës me intensitet të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 2 gradë. sa/
Foto: MIA