• e enjte, 11 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

10 korrik 2024

1708. - Duka i Anglisë Marlborough doli në mbrojtje të francezëve kundër Louis Vendome në betejën e Oudenarde, në luftën e Spanjës.

 

1767. - Lindi Xhon Kuins Adams, presidenti i gjashtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1825. Babai i tij Xhon Adams ishte presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara në vitin 1797. 1921. - Mongolia shpalli pavarësinë e saj duke u kthyer kështu në Republikë popullore.

 

1937. - Vdiq kompozitori i njohur rus, Xhorxh Gershevin, i cili u bë i famshëm në vepra të tilla si "Rapsodia blu" dhe "Një amerikan në Paris". Gjithashtu ai kompozoi edhe shumë këngë popullore si dhe operën e suksesshme "Porgy and Bess".

 

1957. - Vdiq udhëheqësi shpirtëror i sektit mysliman, Aga Khan III. Ai ishte 79 vjeç.

 

1989. - Vdiq aktori i famshëm dhe ylli i kinematografisë, Lorens Olivie. Në filmat e interpretuara prej tij me të suksesshmet përmenden "Henry V" dhe "Hamlet", në interpretimet e së cilave ai fitoi edhe çmimin "Oscar' si aktori më i mirë.

 

1995. - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Lituanisë vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash.

 

1997. - Në zjarrin e madh që shpërtheu në një nga hotelet e Tailandes, Royal Jomtien Resort Hotel, në Pataja mbeten të vrarë 90 persona. 1998 - Trupi i liderit të opozitës nigeriane Moshod Abiola u dogj në shtëpinë e tij pak pasi një trupi pathologësh të huaj deklaruan se shkaqet e vdekjes së tij ishin natyrorë.

 

1999. - Presidenti amerikan Bill Klinton vizitoi bazën ajrore Uiteman, në Knob Noster (Missouri), për të përshëndetur pilotët e bombarduesve B-2, që thuajse për ditë paten lëshuar qindra tonë bomba në lartësi, me preçizion mbi objektivat serbe gjatë konfliktit në Kosovë. Kjo është hera e parë që këto bombardime me rreze të gjatë veprimi, angazhohen në operacione luftimi.

 

1999. - Rifilluan në Moskë punimet e komisionit të ekspertëve ushtarakë rusë e amerikanë për shqyrtimin e çështjeve teknike lidhur me forcën ndërkombëtare të paqes në Kosovë.

 

2002. - Jordania mohon përfshirjen e saj në planet sekrete amerikane për ta përdorur territorin e saj si trampolinë për një sulm të mundshëm në të ardhmen kundër Irakut.

 

2003. - Teleskopi "Hubble" u mundësoi astronomëve të zbulojnë planetin më të vjetër, një yll me madhësinë e Jupiterit që i përket grupit të yjeve "M4", në kostelacionin "Scorpion". Planeti mund të jetë formuar 13 miliard vjet përpara, shumë kohë para Tokës dhe Diellit.

 

2008. - Deputetët spanjollë i mbështetën të drejtat e posaçme të majmunëve të mëdhenj (të jetës dhe lirisë). Bëhet fjalë për rastin e parë në të cilin legjilatura jonë u jep të drejta kafshëve.

 

2008. - Vdiq Majkëll Debejki, kirurg amerikan, inovator në sferën e kirurgjisë së zemrës dhe enëve të gjakut. E zhvilloi zemrën artificiale dhe pompat e zemrës të cilat janë të domosdoshme gjatë transplantimit.
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR