• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në ditën e parë të punës, Parlamenti bullgar nuk arriti të zgjidhte kryetarin

Në ditën e parë të punës, Parlamenti bullgar nuk arriti të zgjidhte kryetarin

Sofje, 12 prill 2023 (MIA) - Deputetët bullgarë të Kuvendit të 49-të Popullor nuk arritën të zgjedhin kryetar të Kuvendit në ditën e parë të punës, prandaj seanca e parë do të vazhdojë nesër.

E njëjta situatë ka qenë edhe në fillim të Kuvendit të 48-të Kombëtar, kur, gjithashtu në ditën e parë të punës nuk u zgjodh asnjë kryetar. Pastaj seanca e parë zgjati tri ditë, pas së cilës me konsensus u zgjodh Vezhdi Rashidov nga GERB-SDS, rikujton BTA.

Sot ishin dy kandidatë për postin - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS dhe Petar Petrov nga "Rilindja", por të dy nominimet nuk arritën të mbledhin numrin e nevojshëm të votave në votimin publik me sistemin e kompjuterizuar të parlamentit. “Rilindja” mori mbështetje vetëm nga kolegët e grupit (37 deputetë), 88 ishin “kundër” dhe 39 abstenuan. Për nominimin e GERB-SDS votuan 79 deputetë, tetë ishin kundër dhe 144 deputetë abstenuan.

Më pas, bashkëkryetari i “Vazhdojmë me ndryshimin” Asen Vasilev propozoi që çdo dy muaj deputetët të marrin vendime për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të kryetarit të Komisionit Ligjor me sistem rotacioni nga dy forcat kryesore politike në Asamblenë Kombëtare.

Pasoi pauzë dhe takim i përfaqësuesve të grupeve parlamentare, i cili përfundoi pa rezultat konkret, thekson BTA. ls/

Foto: BTA

 

QËNDRONI TË LIDHUR