• e premte, 27 dhjetor 2024

Në disa shtete federale të SHBA-së kanë miratuar ligje që kufizojnë mbajtjen e armëve

Në disa shtete federale të SHBA-së kanë miratuar ligje që kufizojnë mbajtjen e armëve

Uashington, 2 janar 2024 (MIA) - Për të parandaluar shtimin e numrit të të shtënave masive në SHBA, prej dje në disa shtete federale amerikane hyri në fuqi ligji për kufizimin e mbajtjes së armëve në disa vende publike dhe private.

Në Kaliforni, për shembull, ligji i nënshkruar nga guvernatori Gevin Njusom ndalon mbajtjen e armëve në 26 vende, duke përfshirë edhe parqe dhe kënde lojërash, kisha, banka dhe kopshte zologjike... Ligji u miratua pasi Gjykata Federale e pezulloi ndalesën sipas të cilës ligji i tillë e shkel të drejtën e qytetarit të ruajë dhe mbajë armë, në pajtim me Amendamentin e dytë të Kushtetutës së SHBA-së, shkruan Gardijan.

Në Ilinois, sërish, në fuqi hyri ligji me të cilin ndalohet shitja e disa llojeve të armëve gjysmëautomatike, duke përfshirë edhe pushkat AK-47 dhe AR-15, dhe depo me më shumë se 10 plumba për pushka dhe më shumë se 15 plumba për pistoleta.

Në shtetin federal të Uashingtonit hyri në fuqi ligji që mandaton një periudhë pritjeje 10-të ditëshe për blerjen e armëve, ndërsa do të jetë e domosdoshme që blerësit para se të blejnë armë të kenë vërtetim se kanë kaluar trajnimin e sigurisë për përdorimin e armëve.

Ligji që hyri në fuqi në Kolorado ndalon përdorimin e a.q. "armë fantazmë", gjegjësisht armë pa numër serik ose të tilla që janë bërë vetë.

Në SHBA në vitin 2023 ka pasur më shumë 18.800 raste të vdekjes nga armët, 36.200 lëndime nga armët dhe mbi 24.100 vetëvrasje me armë. Gjatë vitit të kaluar në vend ka pasur gjithsej 655 të shtëna masive. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR