• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në disa pjesë të Athinës tashmë dhjetë ditë temperatura minimale e natës është mbi 30 gradë

Në disa pjesë të Athinës tashmë dhjetë ditë temperatura minimale e natës  është mbi 30 gradë

 Athinë, 18 korrik 2024 (MIA) - Në shumë pjesë të Greqisë, u regjistruan temperatura të larta edhe gjatë natës, ndërsa në lagjet e Athinës temperatura minimale e natës prej dhjetë ditësh është mbi 30 gradë, sipas të dhënave të Observatorit Kombëtar dhe portalit Meteo, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

 Në periferi të Pireut që prej datës 9 korrik, në vazhdimësi, gjatë gjithë ditës, temperatura është ruajtur në nivelin mbi 30 gradë dhe e ngjashme është situata edhe në lagjet e tjera të Athinës, veçanërisht në pjesën perëndimore të qytetit.

 Vala e të nxehtit në Greqi pritet të kulmojë në ditët në vijim me temperatura deri në 43 gradë Celsius.

 Për shkak të temperaturave të larta edhe sot, njejt si edhe dje, Akropoli dhe vendet arkeologjike në Athinë janë të mbyllura nga ora 12:00 deri në 17:00. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR