• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në disa javët e ardhshme do të bëhet modifikimi edhe i përbërjes së komisionit të përbashkët me Greqinë, thonë burime nga MPJ

Në disa javët e ardhshme do të bëhet modifikimi edhe i përbërjes së komisionit të përbashkët me Greqinë, thonë burime nga MPJ

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Në disa javët e ardhshme do të bëhet modifikimi edhe i përbërjes së komisionit të përbashkët me Greqinë, thonë burime nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, pasi që Qeveria javën e kaluar e ndërroi përbërjen edhe të komisionit të përbashkët me Bullgarinë.

Burime nga Ministria shtojnë se shefi i diplomacisë dhe kryeministri këtë javë në Bruksel do të kenë takime me liderë të rajonit, por do të realizojnë edhe takime bilaterale me përfaqësues të lartë të BE-së, në të cilat, shtojnë burimet, do t'i prezantojnë "argumentet tona kyçe nga pikëpamja e prëcaktimit strategjik të Qeverisë".

Sipas tyre, dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë dhe të ofrohet zgjidhje. Thonë se konkludimet e Këshillit të BE-së nuk duhet të ndryshojnë që të pranohet pozicioni i qeverisë së re për shtyrje të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese.

Shtojnë se pozicioni është se Maqedonia e Veriut do të bisedojë, por se nuk është e gatshme të shkojë përpara nën këto kushte, me të cilat parashihen ndryshimet kushtetuese, në m[nyrë që të hapen kapitujt negociues.

Sipas tyre, nuk ekziston garancë se ky do të jetë lëshimi i fundit që do të kërkohet nga Bullgaria, dhe se në këtë mënyrë krijohet praktikë e rrezikshme e cila e dëmton edhe politikën e zgjerimit, duke shtuar se në periudhën në vijim diplomacia do të fokusohet duke i bindur vendet e tjera anëtare të BE-së se vendi ka bërë shumë lëshime në rrugën drejt BE-së.

Burime nga Ministria shtojnë se në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të KB-së që do të mbahet javën e ardhshme në Nju-Jork, do të mbahet takim bilateral mes shefave të diplomacive të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR