Në Bundestag votohet mosbesimi i Sholcit, me çka hapet rruga për zgjedhje të parakohshme
- Kancelarit gjerman Olaf Sholc sot në Bundestag iu votua mosbesim, pasi javën e kaluar ka parashtruar kërkesë për votimin e besimit të Qeverisë në Parlament.
- Post By Besnik Shuki
- 18:13, 16 dhjetor, 2024
Berlin, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Kancelarit gjerman Olaf Sholc sot në Bundestag iu votua mosbesim, pasi javën e kaluar ka parashtruar kërkesë për votimin e besimit të Qeverisë në Parlament.
Sholc ka marrë përkrahje nga 207 prej 733 deputetëve në Dhomën e Poshtme të Parlamentit, 394 deputetë votuan kundër, ndërsa 116 prej tyre ishin të përmbajtur. Për mbijetesë të Qeverisë së Sholcit, janë nevojitur 367 vota.
Ky rezultat i votimit e hap rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në shkurt 2025, të cilat duhet ta tërheqin Gjermaninë nga kriza politike. bsh/
Foto: Arkiv