• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Bullgari u rrëzua një aeroplan stërvitës ushtarak L-39

Në Bullgari u rrëzua një aeroplan stërvitës ushtarak L-39

Sofje, 13 shtator 2024 (MIA) – Aeroplani ushtarak për stërvitje L-39 sot u rrëzua në bazën ajrore “Graf Ignjatievo” në Bullgari, gjatë realizimit të një manovre komplekse në lartësi ekstreme të ulët mbidetare, transmetojnë mediat. 

Gjatë aksidentit parashutat nuk ishin hapur, ndërsa aeroplanin e drejtonin dy pilotë. Si pasojë e rënies së aeroplanit shpërtheu zjarr. 

“Janë ndërmarrë të gjitha masat për lokalizimin e zjarrit dhe konfirmimin e shkaqeve për aksidentin tragjik”, deklaroi Evelina Branimirova, këshilltare për media e ministrit të Mbrojtjes. 

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev paraprakisht sot si ndihmës pilot mori pjesë në fluturimin e demonstruar të aeroplanit luftarak F-16 në atë bazë ajrore.

Për shkak të rënies së aeroplanit, ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov e anuloi aerotubimin në Bazën e Tretë Ajrore, njoftoi ministria e këtij dikasteri. 

Gjenerali Nikollaj Rusev nga aviacioni bullgar deklaroi se aeroplani që u rrëzua nuk është nga baza ajrore. fc/

Fotografia: BTA

QËNDRONI TË LIDHUR