Në Bullgari nesër Ditë zie në shenjë solidariteti me Maqedoninë e Veriut
- Qeveria bullgare në seancën e jashtëzakonshme do të marrë vendim që e martja (18 mars) të shpallet Ditë zie në shenjë solidariteti me Maqedoninë e Veriut, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov para gazetarëve në fshatin Damjanica, komuna e Sandanskit, njofton BTA.
- Post By Fami Bajrami
- 11:22, 17 mars, 2025

Sofje, 17 mars 2025 (MIA) - Qeveria bullgare në seancën e jashtëzakonshme do të marrë vendim që e martja (18 mars) të shpallet Ditë zie në shenjë solidariteti me Maqedoninë e Veriut, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov para gazetarëve në fshatin Damjanica, komuna e Sandanskit, njofton BTA.
Zheljazkovi edhe një herë u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe shpresë për shërim të suksesshëm të lënduarve. Ai informoi se për momentin në Bullgari po trajtohen 14 shtetas të Maqedonisë në spitalet në Sofje, Plovdiv dhe Varna.
"Jemi të gatshëm të presim më shumë të lënduar, por kjo varet nga kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut. Jemi në kontakt të vazhdueshëm, ambasadori ynë është në terren dhe po ndjek situatën. Kemi shprehur gatishmërinë tonë dhe kemi kapacitet për këtë. Kemi krijuar kushte që familjet e të lënduarve të vijnë në Bullgari për të qenë në kontakt dhe për t'u ofruar mbështetje", deklaroi shefi i Qeverisë së Bullgarisë.
Ai shtoi se tragjedia i kalon dallimet e përditshme politike dhe sociale. Në këto momente të vështira, dalin në pah ndjenjat njerëzore dhe solidariteti. Besoj se popujt tanë do t'i lënë mënjanë sfidat e përditshme dhe do të jenë të bashkuar në këtë ditë, potencoi kryeministri i Bullgarisë.
Pikërisht për këtë, në shenjë solidariteti me Maqedoninë, sot është Ditë zie në Serbi dhe Mal të Zi. rq/
Foto: BTA