• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Bruksel vazhdon dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Në Bruksel vazhdon dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Beograd, 17 shtator 2024 (MIA) - Sot në Bruksel do të mbahet raundi i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në nivel të kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Në takimin në Bruksel do të diskutohet për progresin në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështje të tjera që ndikojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Sipas informacioneve nga burime diplomatike, ndër temat që Beogradi ka propozuar të jenë në rend dite është edhe çështja e urës së Ibrit, si dhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR